Wednesday, May 10, 2017

Shpella e Shkruar e Lepenices


Shpella e Shkruar e Lepenicës ndodhet në rrjedhën e mesme të Lumit të Vlorës, 800 metra mbi nivelin e detit, në faqen lindore të malit të Lepenicës.
Ajo u bë e njohur për studiuesit dhe vizitorët pas viteve 1970. Në vitin 1930 është
vizituar nga Shtjefën Gjecovi i shoqëruar nga patrioti Vlonjat Tol Arapi.
Në faqet e brendëshme të shkëmbit tavanor gjenden të vizatuara 19 figura antropomorfe e 8 figura gjeometrike.
Vizatimet janë realizuar me bojë minerali ngjyrë kafe dhe datohen në mijëvjecarin e tretë para Krishtit.
Ato flasin për një nivel të lartë të artit neolitik në vendin tonë. Për Shpellën e Lepenicës kanë shkruar e bërë studime personalitete të shkencës si Prof.Myzafer Korkuti, Prof.Dhimitër Shuteriqi, Dr.Shpend Bengu,etj.





No comments:

Post a Comment